Pas 78 vitesh njohje, dashuria e tij ende është e pakusht, edhe pse ajo… (Foto)

Dashuria pa kufi është mrekullia vet. Por çfarë ndodh kur memoriet fshihen, dhe zemrat tona kyqen brenda vetes?

Lifestyle

09/05/2017 09:03

Pat Testa e takoi Karmelën kur ishte vetëm 16 vjeçar, derisa ishte duke punuar në kinemanë e Ambasadës në Newark, në vitin 1937.

Karmela, 17 vjeçare, shkonte atje për të parë filma çdo të premte në mbrëmje.

Ata u dashuruan dhe më pas u martuan me 16 prill të vitit 1939.

Pas 78 vitesh martesë, fotografia e tyre e martesës qëndron pranë shtratit të Patit.

Edhe tani, si 97 vjeçar, Pat e dashuron thellësisht gruan e tij, dhe thotë se ajo është e bukur, pavarësisht faktit se ajo kishte humbur memorien dhe nuk e kujtonte kush është, transmeton lajmi.net

“Unë vetëm besoj se duhet të jem me të” thotë ai, për gruan që ia mban dorën edhe pse e ka sëmundjen alzheimer.

Ky çift, me dy vajza, ka pasur vështirësi gjatë jetës së tyre. Gjërat u përkeqësuan në vitin 2007, kur Karmela e shihte Patin krejtësisht si të huaj. Ishte koha kur e kuptuan se e kishte alzheimerin.

Gjërat u bënë edhe më keq kur ajo e thirri disa herë policinë për të raportuar për ‘të huajin’ që qëndronte në shtëpi. Ajo filloi të kërkojë bashkëshortin e saj edhe kur ai ishte përballë saj. Ishte e komplikuar të flinin në dhoma të ndara.

Edhe pse Pati tani nuk lejohej të jetonte bashkë me Karmelën për shkak të gjendjes së saj, ai vazhdon ta shohë çdo ditë nëse mundet.

“Mendimi im i parë çdo ditë është ajo” thotë ai.

Pavarësisht faktit se ata nuk flasin shumë sa herë që janë bashkë, thellë në zemrat e tyre janë përgjithmonë të bashkuar.

“Ne vetëm ulemi, dhe ndonjëherë, ajo fillon të tregojë histori, dhe unë jam një dëgjues i mirë. Kjo është e gjitha që mund të bësh për shkak të gjendjes së saj” shpjegon Pat.

Gjatë ditëve kur e kujton, ajo i kërkon puthje e përqafime. Ndërsa gjatë ditëve kur nuk e kujton, i thotë ndonjëherë të shkojë në djall.

Është e vështirë të duash dikë pa kushte. Është edhe më e vështirë të dedikosh dashurinë dhe devotshmërinë dikujt që të ka harruar.

Por, dashuria e fortë mes Pat dhe Karmela Testa është një testament për çiftet se dashuria e vërtetë ekziston! /Lajmi.net/