Pas 70 viteve, çifti vendos që ta ri-jetojë edhe njëherë ditën e martesës (FOTO)

Një çift i vjetër në Kinë sapo e ka festuar përvjetorin e 70-të duke e ri-përjetuar ditën e tyre të martesës në vendin e njëj

Fun

30/11/2015 12:10

Cao Yuehua është martuar me gruan e tij Wang Deyi me 24 nëntor të vitit 1945.

Javën e kaluar, 4 fëmijët e tyre iu kishin ndihmuar atyre që ta ri-krijojnë ditën e tyre të martesës, duke e kompletuar atë me fustanin, vellon, lulet e gjithçka që ishte e nevojshme.

“Ata kanë qenë bashkë shumë gjatë, kanë qenë bashkë përgjatë luftërave, krizave politike e sëmundjeve të ndryshme, dhe ende janë bashkë më të fortë se kurrë dhe e duan njëri-tjetrin”, ka thënë ndër tjerash djali i tyre më i vogël për CNN, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, lajmi.net i sjell për ju disa fotografi të çiftit dhe ditës së tyre të martesës pas 70 viteve.

/lajmi.net