Pas 60 viteve Suedia shënon fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Botës

Fitorja e Suedisë në Kupën e Botës ndaj Koresë së Jugut do të shkruhet në analet e historisë.

Sport

18/06/2018 16:21

Kombëtarja e Suedisë e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës në Rusi, me fitoren 1:0 ndaj Koresë së Jugut.

Kjo ishte e parë që nga viti 1958 që Suedia starton me fitore në Kupën e Botës.

Ishte viti 1958 kur Suedia si nikoqire e Kupës së Botës pati mposhti 3:0 Meksikën në ndeshjen hapëse.

Për të shënuar fitore në ndeshjen hapëse, Suedia ka pritur plot 60 vite./Lajmi.net/