Pas 4 muaj arratisje,Stresi kthehet në shtëpi

Pas arratisjes së tij disamujore nga Shqipëria, Stresi vendosi të rikthehet në vendin e lindjes. Arkimed Lushaj, i cili ndodhej i arratisur prej 31 janarit të këtij viti, është kthyer në atdhe rreth katër muaj pas ngjarjes.

ShowBiz

02/06/2015 20:00

Njoftimin për kthimin e tij, këngëtari e bëri përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, njofton Shekulli. Edhe pse ky largim i ka kushtuar atij me mosmarrjen pjesë në disa aktivitete të rëndësishme muzikore, rikthimi tregon se i ka zgjidhur problemet me autoritetet shqiptare.

Një periudhë ai ka qëndruar në Prishtinë pranë miqve të tij, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kishte paralajmëruar se do të ishte në Shqipëri.

Kujtojmë që reperi ishte shoqëruar nga patrullat e policisë së Komisariatit nr. 3 në Tiranë, i dyshuar si autor i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, por u arratis nga ambientet e këtij komisariati.

st

st1