Pas 30 minutave fillon një super-ndeshje e futbollit kosovar

Sot zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit të Vala Superligës, e cila do të përcaktojë skuadrën e 12 që do të marrë pjesë në edicionin e ri të garave në elitën e futbollit kosovar.

Sport

04/06/2017 15:29

Në Mitrovicë takohen Drita e Gjilanit dhe Dukagjini i Klinës.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”.

Fitorja e djeshme e Vllaznisë së Pozheranit ndaj Ferizajt, tregoi më së miri që edhe ekipet e Ligës së Parë mund t’i mposhtin ato të Superligës në barazh.

Për këtë arsye, Drita duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj Dukagjinit sot.