Pas 26 vitesh arrestohet personi që dyshohet se preu në fyt një person në Skenderaj

Prokuroria e Mitrovicës i është vënë pas një vrasjeje e cila kishte ndodhur 26 vite më parë në Skenderaj.

Lajme

23/01/2019 12:22

Atëkohë në pazarin e Skenderajt një burrë ishte prerë në fyt nga një person që nga ajo kohë ishte i pakapshëm për organet e rendit.

26 vite më vonë prokuroria ka arrestuar E.S., personin që pretendohet se është dorasi i kësaj vrasjeje.

Ai dyshohet se për çështje të moralit për shkak se siç thuhet në dosje viktima ia kishte marrë motrën 13 vjeç të dyshuarit.

Kallxo.com ka siguruar dosjen e gjykatës për rastin ku ndër të tjera shkruhet se E.S. pas ngjarjes e kishte ndërruar emrin dhe kishte jetuar për 18 vite në Gjermani.

Dosja sqaron se i pandehuri  kishte shkuar nga mbrapa shpinës  dhe ia kishte prerë pjesët më vitale të fyti tani të ndjerit S.B, dhe kishte ikur me shpejtësi.

Ndërsa nga raporti policor i datës 22 janar 2019 thuhet se i dyshuari ishte arrestuar kishte treguar emrin e tij të mëparshëm, duke shpjeguar se më vonë e kishte ndërruar në E.S dhe kishte qëndruar në Gjermani për 18 vite.

Dosja sqaron edhe pretendimet e të pandehurit i cili ka thënë se vrasjen e kishte kryer për moral.

“Ma ka marr motrën 13 vjet herën e parë e herën e dytë ma ka marr krejt dhe me ka nënçmuar “ thuhet në dosjen e prokurorisë “thuhet në dosjen e gjykatës .

Rasti ka nisur të trajtohet para disa ditësh ndërsa së fundmi Gjykata e Mitrovicës pas kërkesës së prokurorit Ismet Ujkani ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin.