Pas 150 vjetësh zbulohet sekreti i recetës së Jack Daniels (FOTO)

Pas 150 vjetësh ‘Jack Daniels’ ka zbuluar skllavin që fshihet pas recetës së uiskin më të famshëm dhe më popullor në Amerikë e në botë.

Fun

27/06/2016 18:07

 

Deri më tani njihej historia sipas të cilës një prodhues pijesh (i bardhë) me emrin Dan Call, kishte mësuar nxënësin e tij të ri, Jasper Newton ‘Jack’ Daniel si të drejtonte një fabrikë pijesh alkoolike në Tennessee.

Por duket se tashmë marka prestigjioze është gati të përballet me historinë e vet kontroverse, pasi ka zbuluar se nuk ishte Dan Call, por një nga skllevërit e tij me ngjyrë i quajtur Nearis Green, që e trashëgoi përvojë e tij tek Daniel.

“U desh të vijë ky përvjetor që ne të fillojmë të flasim pak për veten”, tha Nelson Eddy, historiani i shtëpisë Jack Daniels për ‘New York Times’

Sipas një biografie të vitit 1967, ‘Trashëgimia Jack Daniels’, Call thotë se skllavi i tij i mësoi Jack Daniel gjithçka që dinte. “Xhaxha Nearest është prodhuesi më i mirë i whisky që njoh”, mësohet të ketë thënë Call. Skllavëria po shkonte drejt zhdukjes në vitin 1865, me ratifikimin e amendamentit të 13. Daniel hapi fabrikën e tij të pijeve alkoolike një vit, më vonë ku punësoi dy nga djemtë e skllavit që i mësoi zanatin. Thuhet se djemtë e skllavit patën një influencë të madhe në distilerinë e Daniel.

35B4275500000578-3661296-image-a-22_146698317875435B484A600000578-3661296-image-a-49_146698907942735B4273D00000578-3661296-image-a-29_146698323716335B4849A00000578-3661296-A_man_thought_to_be_Green_s_son_was_sat_next_to_Daniels_circled_-m-46_146698906307535B4274500000578-3661296-image-a-28_146698323462835B4274D00000578-3661296-image-m-26_1466983209669