Pas 146 vitesh, mbyllet cirku më i madh në SHBA

"Greatest Show on Earth", padyshim se është cirku më i madh në SHBA, udhëhequr nga vëllezrit Ringling dhe Barnum e Bailey.

Bota

15/01/2017 10:57

Pas 146 vitesh në biznes, pronarët kanë thënë që arsyeja për mbylljen e cirkut janë rënia e çmimit të biletave dhe kosto e lartë operative, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Cirku është i njohur për sloganin e vet të ekzagjeruar, që frymëzoi një film fitues të Oskar.

Në deklaratën e Kenneth Feld, thuhet se pas shumë diskutimeve, ai bashkë me familjen kanë marrë vendim të vështirë biznesi, që Ringling Bros dhe Barnum e Bailey të mbajnë performancën e tyre të fundit në muajin maj.

Sidoqoftë, kompania PETA, e cila i mbron të drejtat e kafshëve, përmes një deklarate kanë thënë se të gjitha cirqet tjera duhet ta ndjekin këtë si shembull, nga që është koha e ndërrimit të epokave.

Në maj të vitit 2016, cirku ka ndalur shfaqjen me elefantë dhe ka dërguar kafshët të jetojnë në qendër të Floridës, ku do të mbrohen.

Ekipi i cirkut, duke përfshirë edhe kafshët, kishte shfaqur një film në vitin 1952 me titullin “The greatest show on earth.”
Filmi fitoi dy çmime Oskar, duke përfshirë edhe fotografinë më të mirë. /Lajmi.net/

A circus performer hanging upside down during a Ringling Bros and Barnum and Bailey Circus performance in Washington DC on 19 March 2015Image copyrightAFP
Image captionThe world-famous circus has performed to millions of fans during its 146-year reign
A performer riding an elephant holding a US national flag during a Ringling Bros. and Barnum and Bailey Circus performance in Washington DC on 19 March 2015Image copyrightAFP
Image captionThe company says the decision to retire its elephants last year may have affected ticket sales