‘Party’ me vasha të zhveshura

Ndeja e Justin Bieber, e mbajtur të premten mbrëma, është përshkuar nga vasha të zhveshura dhe të zjarrta, të cilat i kanë shoqëruar dhe zbavitur mysafirët, njofton TMZ. Këngëtari kanadez e kishte organizuar një ndejë speciale, duke bërë kontratë me të gjithë të pranishmit, që të mos flasin, në të kundërtën do të gjobiteshin me…

ShowBiz

19/11/2013 19:00

Ndeja e Justin Bieber, e mbajtur të premten mbrëma, është përshkuar nga vasha të zhveshura dhe të zjarrta, të cilat i kanë shoqëruar dhe zbavitur mysafirët, njofton TMZ.

Këngëtari kanadez e kishte organizuar një ndejë speciale, duke bërë kontratë me të gjithë të pranishmit, që të mos flasin, në të kundërtën do të gjobiteshin me 3 milionë dollarë, sa ishte edhe dënimi nëse e ‘hapin gojën’.

Por, jo të gjithë të pranishmit e kanë mbajtur sekret atë çka ndodhi në këtë ‘party’ të çmendur, ku ndër të tjera të pranishëm ishin miq të shumtë të Bieber, përfshirë këtu edhe boksierin Floyd Mayweather dhe këngëtarin Chris Brown.

Burime brenda kësaj ndeje kanë treguar se së paku 20 femra me prapanica gjigante kanë bërë striptiz, ndërsa vashat tjera që ishin më shumë të veshura, po ashtu kanë dhuruar ‘spektakël’ me vallëzimet e tyre provokuese.

Bieber është treguar gjentil, duke i qerasur ato me para, për punën që e bënin. Ai ka shpenzuar 10 mijë dollarë, të cilat ua ka dhuruar këtyre fermave seksi. Njëra prej tyre ka rrëfyer se ka marrë 1,300 dollarë nga ky ‘gazmend’.

Sipas burimeve të TMZ-s, Breezy, Floyd, T.I., Trey Songz dhe Snoop, ishin po ashtu në ndejë. Thuhet madje se Snoop e ka shijuar në maksimum këtë ndejë, duke konsumuar alkool dhe duke e kaluar kohën me disa prej gocave. Aty ishin 3 bare të hapur dhe hapësira tjera përreth, për ata që kishin ‘nevojë’.