‘Party’ i çmendur nga Miley Cyrus

Miley Cyrus e ka organizuar një ‘party’ të çmendur, pas koncertit të Britney Spears në Las Vegas. Këngëtarja konroverse ishte protagoniste në këtë ndejë, ku morën pjesë edhe Kellan Lutz, Katy Perry dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm. Cyrus ishte e pranishme në koncertin e Spears, që u mbajt në MGM Grand Hotel &…

ShowBiz

29/12/2013 13:00

Miley Cyrus e ka organizuar një ‘party’ të çmendur, pas koncertit të Britney Spears në Las Vegas. Këngëtarja konroverse ishte protagoniste në këtë ndejë, ku morën pjesë edhe Kellan Lutz, Katy Perry dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm.

Cyrus ishte e pranishme në koncertin e Spears, që u mbajt në MGM Grand Hotel & Casino të premten mbrëma. 21 vjeçarja dhuroi skena të ‘nxehta’, duke i provokuar meshkujt, ndërsa pati edhe skena të nxehta me asistentin e saj, Cheyne Thomas. Miley e mbyll kështu një vit me plot skandale, për shkak të sjelljeve të saj provokuese.