Partnerja e koalicionit të Shpend Ahmetit bëhet drejtoreshë në shkollën “Hasan Prishtina”

Komuna e Prishtinas e ka publikuar listën e konkursit për përzgjedhjen e katër kandidatëve për drejtor të shkollave. Komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti as këtë herë nuk ka mundur t’i shmangët emërimeve politike.

Lajme

15/08/2017 14:31

Drejtoreshë në  shkollën fillore “Hasan Prishtina” është emëruar Sofije Bunjaku.

Bunjaku është asambliste e AKR-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, dhe gjatë katër viteve të qeverisjes së Ahmetit e ka ngritur dorën për të votuar pro për çdo propozim qe ka shkuar nga ekzekutivi komunal.

Partia e Shpend Ahmertit është në koalicion bashkë me AKR-në. Partia e Behgjet Pacollit udhëheqë drejtorinë e Kulturës dhe të Bujqësisë në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Në garë për pozitën drejtor të SHFMU “Hasan Prishtina” kanë qenë pesë kandidat. Sipas rezultatit të konkursit final, Bunjaku ka grumbulluar 74.6 pikë.

Para pak jave Komuna njoftoi se për pozitën të drejtorit në këtë shkollë nga 9 kandidatë, kushtet i kishin plotësuar vetëm 4 që të ftohën në intervistë me gojë.

Në mesin e atyre që nuk kaluan ishte edhe Sofije Bunjaku.

Por, dy ditë pas eliminimit sajë, Komisioni Përzgjedhës  ka njoftuar se ka bërë gabim gjatë selektimit dhe e ka futur në listën e të ftuarve për intervistë me gojë.

“Komisioni Përzgjedhës për drejtor dhe zv.drejtor në IEAA, pas kërkesës së znj. Sofije Bunjaku, ka rishikuar dokumentacionin e të lartpërmendurës dhe ka verifikuar të gjitha dëshmitë, të cilat kanë vërtetuar se e njëjta i plotëson kushtet e përcaktuara me dispozita ligjore sikurse me Ligjin Nr. 04/L-032, për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, , Udhëzimin administrativ të MASHTit nr. 08/2014, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe Zv.Drejtorit të institucionit edukativo- arsimor dhe aftësues dhe të kërkuara në konkursin e shpallur, andaj dhe ftohet të marr pjesë në proceduarat e mëtutjeshme të konkursit”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Lajmi.net para disa jave ka raportuar për disa emërime politike të drejtorëve të shkollave në Prishtinë. /Lajmi.net/