Partneriteti  ndërkombëtar dhe Gjykata

Nga: Ilir GASHI Po filloj me një thënje:  “E mira dhe e keqja janë prodhim i mendjes sonë. Dëshira pozitive është njerëzore t’ i realizojmë, por dëshira për të ngrënë nuk guxon të  plotësohet duke vrarë njeriun që në dorë mban copën e bukës”. Mbi partneritetin  ndërkombëtar dhe Gjykaten Speciale në kontekstin e ideve dhe paragjykimeve të frikshme! Politikbërja,…

Lajme

12/01/2018 11:21

Nga: Ilir GASHI

Po filloj me një thënje:  “E mira dhe e keqja janë prodhim i mendjes sonë. Dëshira pozitive është njerëzore t’ i realizojmë, por dëshira për të ngrënë nuk guxon të  plotësohet duke vrarë njeriun që në dorë mban copën e bukës”.

Mbi partneritetin  ndërkombëtar dhe Gjykaten Speciale në kontekstin e ideve dhe paragjykimeve të frikshme! Politikbërja, është komplekse! Idetë e zhvilluara dhe konkluzionet determinohen nga zhvillimet e mëdha, të cilat kërkojnë proaktivitet dhe qasje direkte në zhvillimet  e brendshme dhe globale. Është vështirë që në kohë reale të jesh edhe transparent aktiv, edhe të keshë vendime të duhura për të prodhuar konsenzus, por kjo nuk do të thotë se nuk është e mundur.  Ngjarjet që po ndodhin sot në shoqerinë tonë,  kërkojn transparencë deri në atë masë sa nuk e rrezikojnë vendimëmarrjen.

Ajo se çka nënkuptohet me zhvillimet të brendshme që mund të ndikojnë edhe në ato globale, apo se kush është konsumatori dhe kush është kontribuesi i tyre, varet nga shoqëria se si ajo i paragjykon zhvillimet.  Varet se sa jemi duke prodhuar siguri shoqërore dhe nacionale, apo si pasoj e mos gadishmërisë ose mos funksionimit të mekanizmave bëhemi detyrueshëm konsumues dhe më pak kontribues aktiv, si të vlerave kombëtare dhe si të atyre universale. Ky konstatim, duhet të shihet në rrafshin edhe të brendshëm e, edhe të jashtëm – jo vetëm partiak por edhe shtetëror dhe jo vetëm!

Gjykata Speciale ka ndodhur, ajo është ndërtuar e aprovuar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës! Kam pasur rastin që të jem pjesë e shumë takimeve të brendshme me faktorin nderkombëtar. Është dashur të jemi proaktiv dhe pragmatist drejt vendimarrjes dhe si rezultat, të prodhojmë partneritet edhe më të fuqishëm nderkombëtar dhe të realizohen premtimet drejt integrimeve evropiane. Në kontekstin historik të zhvillimeve, fatkeqësisht ka pasur regres, i cili ka prodhuar mosbesim qytetar ndaj lojalitetit të lidershipit, karrshi faktorit nderkombëtar. Për pasojë,  patëm rritje enorme të një organizate politike e cila, ishte apriori kundër secilës inisiativë ndërkombëtare karrshi Kosovës dhe, proceseve të saj. Si goditje ndaj lojaliteti, miqt ndërkombëtar përkundër të gjitha kundërshtive, prapë u gjetën në gjirin e këshillave me këtë organizatë! Ata thon: këdo që e mbështet populli, ne do të bashkëpunojmë! Atëherë shtrohet dilema se, a është ky një mesazh i keq për lojalet, sepse nëse populli po e mbeshtetë një organizatë që bënë gjithqka kundër ndërkombëtarve, a do të thotë kjo se për të fituar duhet të sillemi njëjtë?

Lojë e gabuar e disa miqëve nderkombëtar! Lidershipi kosovar, bartësit e luftës dhe të paqes, me të drejtë mund të ndihen të “tradhetuar” nga lojaliteti i tyre me miqët dhe për pasojë, kohëve të fundit kemi një qasje të re në raportet mes tyre. Miqët tanë nderkombëtar, duhet të kenë të qartë një fakt se, lojaliteti është afatshkurter dhe mundë të sjell pasoja afatgjata për të ardhmen jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Vetëm partneriteti, mund të jetë afatëgjatë dhe stabilizues i vendit dhe rajonit. Asnjë popull, nuk e pranon lojalitetin e skajshëm. Madje edhe në luftë, popujt hynë vetem që mos ti nënshtrohen lojalitetit!

Ne, me asnjë çmim nuk duhet që t’i zhgënjejmë partnerët – aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA-të që kanë bërë aq shumë për ne, por një gjë duhet të u themi: përkundër premtimeve, asnjë progres nuk është bërë që nga themelimi i Gjykatës, madje ka pasur regres.

Gjykata Speciale, është tragjedi jona kombëtare, sepse po dënohet lufta një shekullore për liri dhe pavarësi. Të thuash se po dënohen individ është hipokrizi, kur dihet se tërsia përbehet prej pjesëve. Kjo, ka mundur të ndodhë më ndryshe dhe për të gjithë. Dyshoj që jeni përpara një momenti që me rrjedhën e tij, e shlyen historinë, duke e shndërruar në eksperiment realitetin e ngritjes së një një shteti pa identitet. Kjo, mendoj që po vjen në pah s’i pasojë e zhvillimeve globale dhe raportit të forcave me ndikim. Pse? Ndikimi i Rusisë është i pa shmangshem në krejtë këtë histori. Fatkeqsishtë, kësaj po i gëzohen deri në ekstazë një shtresë e shoqërisë  civile dhe politike: e para, për shkak të kontekstit historik dhe e dyta, për shkak të kontekstit politik. Kjo e dyta, jo nga deshira  e madhe që të dënohen çlirimtaret për akuzat e pretenduara, por nga dëshira e mundësisë së eliminimit politik të kundërshtarit për arsye politike dhe të përfitimit për pushtet.

Ajo se çfarë kemi parë në dhjetorë, shpërfaqi jo gadishmërinë e inicuesve që ta shtyjnë deri në fundë synimin e tyre, dhe ekzaltimin e frikshëm të kundërshtarve të brendshem që kjo do të ndodhë…! Ne, duhët të dimë se gishtat janë përzier dhe asesi nuk duhet lejuar që segmente të caktuara serbe dhe ruse të instaluara në Kosovë për manipulim të masave dhe të opinionit, e ku si qëllim kryesorë kanë prolongimin e proceseve në emer të patriotizmit fiktiv, të vijnë në shprehje dhe të shkaktojnë mos besim në luftën çlirimtare apo të bartësve të saj. Të gjithë, bartësit e luftës dhe të paqës duhet të jenë më të kujdesëshem në veprimet e tyre, më të matur në qëndrimet e tyre dhe më konsistent në idetë e tyre. Ata, duke qenë të vendosur që të kalohet nga lojaliteti në partneritet me faktorin nderkombëtar dhe duke qenë të gatshem që të bëjnë vetingun si domosdoshmeri për të hedhur dritë mbi secilin, ama mbi secilin pavarësisht se cilit segment i takon apo se cfarë të kaluar ka, i  bëjnë favor pozitiv – afatgjatë shteti të Kosovës. Shoqëria, nuk guxon asesi që të lejojë që opinioni ynë publik të ndërtohet përmes jo transparencës dhe nën rrogoz, nga ata që përmes parasë së zezë dhe të qenurit brenda kupollës e shantazhojnë dhe sabotojnë hapur e fshehtë perspektivën e Republikës së Kosovës. Peshën dhe të ardhmen e këtij shteti, e mbajnë dhe do ta mbajnë ata që kanë dhënë cdo gjë për lindjen dhe rritën e tij. Gabohen, të gjithë ata që e mendojnë, besojnë dhe e bëjnë të kundërtën. /Lajmi.net/