Partneri i Cardi B bën tatuazh në fytyrë emrin e vajzës

Reperët e famshëm aplikojnë numër të madh tatuazhesh në trup.

ShowBiz

02/09/2018 11:00

Offset, partneri i Cardi B, ka bërë së fundi një tatuazh shumë të veçantë, shkruan lajmi.net.

Ai pas shumë tatuazheve që ka në trup, ka shkruar emrin e vajzës së tij Kulture në fytyrë, e këtë gjë e ka treguar përmes një videoje në Instagram.

Reperi më parë kishte realizuar tatuazhe me emrat e dy fëmijëve të tjerë, djalit të vogël në faqe, e djalit në krah.

“Të gjithë fëmijët janë bërë tatuazh, mos luaj me mua”, ka shkruar ai mbi video. /Lajmi.net/