Partizani prezanton trajnerin italian

Andrea Agostineli është trajner i skuadrës shqiptare të Partizanit.

Sport

04/01/2016 14:04

Skuadra e Partizanit e ka prezantuar trajnerin italian, Andrea Agostineli.

Gjatë prezantimit të tij, Agostineli ka deklaruar se nuk ka ardhur për pushime në Shqipëri, mirëpo për ta fituar titullin e kampionit.

“Nuk kam ardhur për pushime por për të punuar me djemtë dhe të arrijmë objektivat. Ne do të respektojmë të gjitha skuadrat, në çdo ndeshje do të përballemi me dinjitet dhe do jetë si një betejë më vete secila”, tha ai transmeton Panorama Sport.

“Skuadrën e Partizanit nuk e njoh ashtu siç ato italianet, por kam parë dokumetacione të saj, në ndeshjet që ka zhvilluar, historikun , dhe sigurisht që shoh një skuadër kompetitive. Presidenti më ka kërkuar vetë diçka, të fitojmë kampionatin”, shtoi Agostineli.