Partizan – Galatasaray, shtyhet ndeshja

Ndeshja mes Partizanit dhe Galatasarayt në Ligën e Kampionëne në vaterpolo, e paraparë të zhvillohej më 29 nëntor, është shtyrë për shkak të tensionit të madh mes serbëve dhe turqve.

Sport

26/11/2014 12:03

Dueli i xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve në vaterpolo mes Partizanit dhe Galatasarayt në Serbi, e caktuar të zhvillohet më 29 nëntor, nuk do të zhvillohet sipas planit.

Vrasja e tifozit të Crvena Zvezdës, Marko Ivkovic para duelit me Galatasarayt në Stamboll, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve turq për popullin shqiptar, kanë krijuar një tension të lartë.

Dhe, kjo ka bërë që Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë t’i rekomandojë Partizanit shtyrjen e ndeshjes me Galatasarayn, derisa të krijohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e ballafaqimit, në një datë të caktuar nga Federata Evropiane e Vaterpolos (LEN), shkruajnë mediat serbe.