Partitë shqiptare kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni

BDI dhe PDSH kanë nisur iniciativë në Kuvendin e Maqedonisë për anulimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnate.

Lajme

23/02/2016 17:04

Sipas informacioneve të televizionit Alsat, nisma është nënshkruar nga 19 deputet të BDI-së dhe 6 deputet të PDSH-së. Iniciativa ofron disa zgjidhje të mundshme si dhe kërkesën për seance urgjente të Kuvendit.

Iniciativa e partive shqiptare vjen pas vlerësimit të komunitetit ndërkombëtar, por do të zyrtarizohet vetëm nëse partitë arrijnë paraprakisht marrëveshje mbi datën e zgjedhjeve.