Partitë politike bien dakord ta votojnë nesër demarkacionin

Pas një takimi të gjatë që është mbajtur në zyrën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, partitë politike, me përjashtim të Vetëvendosjes, kanë arritur që të merren vesh që nesër të votohet demarkacioni në Kuvend.

Lajme

22/02/2018 20:10

 

Një zyrtar brenda takimit i ka thënë lajmi.net se PDK, LDK, AAK dhe Nisma janë pajtuar që nesër të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Takimi që kishte nisur pas orës 17 ka përfunduar me dakordim dhe nesër do të hedhet në votim në seancën që është parapa të nis në ora 10 të mëngjesit./Lajmi.net/