Partitë nga Beogradi i dalin në krah Listës Serbe, kërkojnë të mos formohet Ushtria e Kosovës

Pëkrahje Listës Serbe për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë nuk po i jep vetëm Qeveria.

Lajme

28/05/2017 17:58

Lëvizja Socialiste ka bërë thirrje te të gjithë serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe, pasi pretendojnë se do të ishte garanci për jetën e tyre dhe do të parandalohej formimi i Ushtrisë së Kosovës, transmeton lajmi.net

“Vetëm Lista Serbe është garantues i bashkimit të serbëve, dhe garanci se nuk do të formohet e ashtuquajtura Ushtria e Kosovës”, thuhet në një deklrataë të Lëvizjes Socialiste.

Ata kanë thënë se Lista Serbe është e vetmja parti që do të ishte zëri i Vuçiqit dhe Qeverisë në Kosovë. /Lajmi.net/