Partitë në kërkim të koalicioneve, sondazhet s’ju vlejnë më

Para se të binte Qeveria, të gjitha partitë politike shtyheshin cila ka dalë e para në sondazhe.

Lajme

15/05/2017 11:37

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma, deklaronin se do të jenë të dalin para Partisë Demokratike të Kosovës nëse mbaheshin zgjedhjet.

Por, tash, kur është caktuar data e zgjedhjeve, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në kërkim të koalicioneve parazgjedhore, madje edhe me njëra-tjetrën. Pasi si duket më nuk po besojnë se të vetme mund ta lënë në opozitë PDK-në.

Lëvizja Vetëvendosje është vënë në gjah për koalicione parazgjedhore edhe me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, që dikur e akuzonte për lidhje me Rusinë./Gazeta Fjala/