Partitë gjobiten me 89 mijë e 200 euro

PZAP ka gjobitur partitë politike për shkelje të ligjit zgjedhor. Partitë e mëdha edhe kësaj radhe prijnë për numrin e gjobave. 

Lajme

13/06/2014 19:11

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa mbrëmë ka përfunduar afatin ligjorë për vendimarrje për të gjitha ankesat e paraqitura, dhe nga këto vendime janë shqiptuar gjoba gjithsej në vlerë prej 89 mijë e 200 euro.

Kryetari i PZAP, Shukri Sylejmani, thotë për KosovaPress se 252 ankesat kanë të bëjnë me ditët para fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore, për thyerjen e heshtjes zgjedhore, për ditën e votimit, dhe rezultatin preliminarë.

Sipas tij, kjo shifër krahasuar me të gjitha zgjedhjet e kaluara është deri në tre fish më e ulët dhe vlerëson se kjo tregon për një proces të mirë zgjedhor.

Gjobat e shqiptuara për secilin subjekt politik:

Partia Demokratike e Kosovës  57 600 €

Lidhja Demokratike e Kosovës  12 000 €

NISMA për Kosovës  9 200 €

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës  3 900 €

Lëvizja Vetëvendosje  3 500 €

Kosova Turk Demokratik Partisi 1 350 €

Koalicioni Kosova e Re 1 000 €

Vakat  400 €

Grupimi Tradicional Shqiptar  250 €

Total  89.200 €

Përveç, subjekteve vendime për gjobë janë marrë edhe për individ me deri në pesë vjet mos mundësi për pjesëmarrje në zgjedhje për çfarëdo subjekti politik apo pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor.