Partitë diskutojnë për dialogun, Vetëvendosje kërkon zgjedhje

Ka përfunduar tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate ku u diskutua për temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

20/06/2018 13:08

E përkundër se shumica e partive pjesëmarrëse u deklaruan pro një konsensusi të përbashkët politik për këtë temë, Vetëvendosje thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, raporton lajmi.net.

Ajo ka thënë se për temat që janë në interes të vendit duhet diskutuar në Kuvend.

Deputetja e këtij subjekti, Arbërie Nagavci tha se është shqetësuese që tryezat po dalin jashtë temës se për çfarë janë thirrur, ajo e zgjedhjeve.

Duke komentuar deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi se disa parti po i frikësohen bisedimeve të thirrura nga BE e SHBA, ajo tha se Vetëvendosje nuk i frikësohet negociatave, dhe shteteve që i kanë thirrur, por siç thotë ajo, i frikësohet presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Sipas saj temat që janë në interes nacional duhet të diskutohen në kuvend./Lajmi.net/