Partia e Riza Halimit del në zgjedhjet e Serbisë

Qëndrimi i Partisë për Veprim Demokratik ka ardhur pas një sërë takimesh mes subjekteve politike shqiptare në Luginë, 5 prej të cilave në mbledhjen e fundit në Preshevë janë tërhjekur nga pjesmarja në zgjedhjet parlamentare.

Lajme

10/02/2014 23:02

Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e kryesisë së përgjithshme në Preshevë ka marë qëndrim që të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 16 mars të këtij viti, me kandidat nga radhët e PVD’së.

Partia që drejtohet nga deputeti aktual në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, pas shumë debateve, dhe mendimeve të ndryshme të anëtarëve të kryesisë kanë dalë me qëndrim që të dalin me kandidatin e tyre për zgjedhjet Parlamentare.

Qëndrimi i PVD’së ka ardhur pas një sërë takimesh mes subjekteve politike shqiptare në Luginë, 5 prej të cilave në mbledhjen e fundit në Preshevë janë tërhjekur nga pjesmarja në zgjedhjet parlamentare, raporton presheva.com.

Qëndrimi i 5 subjekteve politike shqiptare për mospjesmarrje në zgjedhjet Parlamentare, ka ardhur nga vet qëndirmi i qeverisë së Sërbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mos realizimi i kërkesave të shqiptarëve nga ana e Beogaradit.

Edhe pse emri i kandidatit të PVD’së nuk është bërë i ditur, mësohet se, ai sipas gjitha gjsave nuk do të jetë nga komuna e Preshevës. Listat e kandidatëve për deputet parasegjithash duhet të grumbullojnë nga 10.000 nënshkrime, si kusht për dorëzimin e listës për pjesamrrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, raporton presheva.com.