Parma blihet nga biznesmeni i njohur shqiptar?

Lajmet më të reja që arrijnë nga BBC, raportojnë se biznesmeni shumë i njohur shqiptar, Rezart Taçi është afër që të blejë aksionet e skuadrës italiane, Parmës.

Sport

10/11/2014 22:02

BBC raporton se Rezart Taçi është shumë pranë të finalizojë një marrëveshje, për të blerë skuadrën e njohur italiane, Parmën.

Presidenti aktual i Parmës, Tommaso Ghirardi mund të lejojë shitjen e kësaj skuadre, me të cilën nuk ka arritur gjërat për të cilat ka synuar.

Përndryshe, Taçi u fut në botën e futbollit, disa vite më parë, kur bleu një numër të konsiderueshme të aksioneve të skuadra e Milanit në vitin 2009.

Tv Parma më vonë ka raportuar se bisedimet ndërmjet Taçit dhe Ghirardit janë duke shkuar shumë mirë. Raportohet se një partnerë nga Rusia, është i gatshëm të bashkohen me Taçin në këtë marrëveshje.