Parlamenti i Skocisë miraton vendimin e organizimit të referendumit për pavarësi

Parlamenti i Skocisë e ka mëbshtetur vendimin për organizimin e një referendumi për pavarësi, pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Bota

28/03/2017 18:47

Ligjvënësit skocez vendosën ta miratojnë këtë ligj, pasi dje edhe zyrtarisht kryeministrja britanike, Theresa May konfirmoi nisjen e negociatave për largim të Britanisë nga BE-ja, shkruan AnadolyAgency.

Votimi në parlament kaloi me 59 vota, nga 69 deptuetë sa ishin prezent në sallë, transmeton lajmi.net.

Referendum do të mund të organizohej ndërmjet vjeshtës së vitit 2018 dhe pranverës së viti 2019.

Mocioni për këtë vendim është propozuar nga Partia Kombëtare Skoceze. /Lajmi.net/