Parlamenti i Krimesë voton t’i bashkohet Rusisë

Parlamenti i Krimesë ka votuar sot që t’i bashkohet Rusisë. Në anën tjetër Bashkimi Europian është duke u munduar që të gjej forma që t’i bëjë presion Rusisë që të tërhiqet nga ky territor ukrainas.

Bota

06/03/2014 14:35

Parlamenti i Krimesë ka votuar sot që t’i bashkohet Rusisë dhe Qeveria e saj në Moskë ka mbështetur që të bëhet një referendum brenda 10 ditësh, një vendim që besohet se do të përshkallëzojë në mënyrë dramatike gjendjen në gadishullin ukrainas në Detin e Zi.

Ky vendim i përshpejtuar erdhi pasi që liderët e Bashkimit Europian u mblodhën në një samit urgjent për të kërkuar mënyra të ndryshme që t’i bëhet presion Rusisë që të tërhiqet dhe të pranojë ndërmjetësimin.

Krimea është një territor brenda Ukrainës i banuar me shumicë etnike ruse. Pas largimit të ish-Presidentit ukrainas nga pushteti Viktor Yanukovych, Rusia ka dërguar trupa ushtarake në këtë rajon.