Parlamenti i Kosovës një minutë heshtje për Presidentin Bush – Lajmi.net
Parlamenti i Kosovës një minutë heshtje për Presidentin Bush
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:33, 6 December 2018
Foto, ilustrim
Në rrjedhën kur po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës është mbajtur një minutë heshtje  për ish-presidentin e 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

Bush ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, raporton lajmi.net.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, do të varroset të enjten në Hjuston pranë gruas së tij, e cila vdiq këtë vit, dhe vajzës së tij, e cila vdiq në fëmijëri të hershme.

Kujtojmë, se George Herbert Walker Bush lindi më 12 qershor 1924 dhe ishte një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993, dhe Zëvendës Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989).

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO