Parlamenti i Belgjikës kërkon raport lidhur me skandalin e mishit të importuar në Kosovë

Skandali i mishit të prishur të importuar në Kosovë nga Belgjika, ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi që Parlamenti i këtij shteti ka kërkuar një raport në detaje nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC) lidhur me veprimtaritë e fundit të kompanisë “Veviba” nga Belgjika, e cila eksportoi mishin 12 vjet të vjetër për në Kosovë.

Lajme

19/03/2018 19:27

“Parlamenti ka pranuar një raport nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës, lidhur me veprimtarinë e thertores “Veviba” gjatë kohëve të fundit, dhe kjo ka ndodhur me qëllim  të reformimit të procedurave kontrolluese në këtë Agjenci” thuhet në njoftimin nga kabiniteti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Belgjikës.

Tutje, në këtë raport të përpiluar me kërkesën e Ministrit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, Denis Ducarme, është kërkuar që të tregohen detaje edhe nga skandali i mishit të importuar në Kosovë, e që më vonë rezultoi të jetë i prishur, transmeton lajmi.net.

Në ndërkohë, pas dhënies së dritës së gjelbër nga ministri belg, ky raport është dërguar në kuvend, me përjashtim të disa pikave të cilat përmbajnë informacione të kualifikuara.

Raporti, qëllimi i të cilit është forcimi i reformave të Agjencisë së Ushqimit belge, do të diskutohet të mërkurën nga komisionet përkatëse parlamentare./Lajmi.net/