Parlamenti holandez nis diskutimin për pezullimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë

Pas publikimit të një raporti konfidencial të hartuar nga Policia dhe Prokuroria holandeze, dy agjencitë ligjzbatuese të këtj vendi pranuan se ato i propozuan qeverisë pezullimin e lëvizjes se lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen.

Lajme

22/08/2017 16:52

Parlamenti holandez reagoi menjëherë dhe tashme ka nisur një listë me pyetje për qeverinë holandeze.

Ndërkohë, me anë të një statusi në “Facebook”, gazetari Vincent Triest, bën të ditur se Parlamenti holandes po ndërmerr hapa për pezullimin e levizjës së lirë të shqiptarëve.

Statusi i plotë:

EKSKLUZIVE: PARLAMENTI HOLANDEZ MERR HAPIN E PARË PËR TË DISKUTUAR PEZULLIMIN E LEVIZJES SE LIRE ME SHQIPËRINE

Ndersa ka munguar një reagim të unifikuar zyretarë nga Tirana për të kunderstuar propozimin e Policisë dhe Prokurorisë Holandezë dhe kur shikoj që fatkeqsisht disa media dhe portalë në Shqipëri janë marrë me diskreditimin e lajmit tim, Holanda ka marrë hapin e rradhës.

Disa ditë pas publikimit të lajmit se Policia dhe Prokuroria Holandezë kanë kërkuar pezullimin e levizjes se lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen, disa deputet holandez I kanë kërkuar Qeverisë Holandezë të marri një vendim mbi propozimin në fjalë. Thene ndryshë, deputetet kane marrë hapin e parë për të nisur diskutimin për propozimin e rikthimit të vizavë për shtetasit shqiptarë në Europë. (…) Holanda për momentin nuk ka një qeveri mazhoritarë, pasi koalicioni ri nuk është formuar ende. Për ketë arsye do të jetë pikerisht parlamenti që do të dominoje qeverinen në kete vendim, që mund jete hapi parë në heqjen e vizave për Shqiptarët.