Parlamenti gjerman votoi forcimin e kritereve për azilkërkuesit

Deputetët gjermanë miratuan sot me shumicë cilësuese një sërë masash për forcimin e kushteve të azilit, ndërkohë që Berlini synon të parandalojë fluksin e migrantëve në vend.

Bota

25/02/2016 17:14

Deputetët e Bundestagut miratuan me 429 vota pro dhe 147 kundër (4 abstenime) këto masa, mjaft të kritikuara nga opozita e majtë dhe shoqatat në mbështetje të refugjatëve.

Në këtë formë ata miratuan masat e cilësuara si “Asylpaket II” nga koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve të Angela Merkelit që parashikon kryesisht ashpërsimin e kushteve të ribashkimit familjar.

Ligji parashikon gjithashtu krijimin e pesë qendrave të regjistrimit të kandidatëve për azil për të përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave.