Parlamenti francez e miraton ligjin kundërthënës për emigracionin

Ashpërson rregullat për azilkërkuesit në vend.

Bota

23/04/2018 23:25

Parlamenti francez e ka kaluar një ligj të ri për emigracionin, duke ashpërsuar rregullat e azilit në mbarë vendin.

Projektligji shkurton afatin e fundit kohor për aplikim për azil, dyfishon kohën gjatë së cilës emigrantët ilegalë do të mund të arrestoheshin dhe prezanton dënimin me një vit burg për hyrje ilegale në Francë.

Partia qendrore e presidentit Emanuel Makron thotë se projektligji do të përshpejtoj procesin e marrjes së azilit.

Por opozita dhe grupet për të drejta të njeriut thonë se masat janë tejet të ashpra.

Projektligji u kalua nga 228 vota pro ndaj 139 sa ishin kundër, dhe 24 abstenimeve, pas një debati të gjatë 60 orësh dhe qindra korrigjimeve. Qëllimi kryesor i ligjit është të shkurtohet kohëzgjatja e aplikacioneve për azil dhe bërja e sistemit të deportimit për të refuzuarit më efikas.

Refugjatëve që do tu sigurohet azili ndërkaq do tu ofrohet ndihmë më e madhe në integrim dhe mësim të gjuhës frënge.

Projektligji do të debatohet edhe në dhomën e lartë të parlamentit në Senat, në muajin qershor. Vitin e kaluar, Franca ka pranuar një numër rekord prej 100 mije azilkërkuesish