Parlamenti Evropian nderon gazetaren malteze, e vrarë në një atentat

Parlamentin Evropian në Strasburg u pagëzua me emrin e Daphne Caruana Galizia, në nderim të gazetares dhe blogeres malteze e cila mbeti e vrarë në një atentat më 16 tetor.

Bota

15/11/2017 07:46

“Çdo herë që do të mbahet një konferencë shtypi në këtë sallë, ata që do të dëgjojnë dhe që do të marrin fjalën do të sjellin ndërmend që kjo sallë nënkupton se nuk do të pushojmë së qeni të kujdesshëm përballë ngjarjes që u shënua në Maltë”, tha kështu presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani, i cili mbajti një fjalim para portretit të blogeres, në prani të disa qindra gazetarëve dhe deputetëve, dhe familjes së gazetares.