Parlamenti Evropian bën thirrje për përshpejtim të procedurave kundër Hungarisë

Parlamenti Evropian ka thënë se “përkeqësimi serioz” në fushën e ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore në Hungari, justifikojnë përshpejtimin e procedurave që mund të rezultojnë në sanksione.

Bota

17/05/2017 15:47

Në një rezolutë të votuar më 17 maj, ligjvënësit i kanë bërë thirrje Këshillit Evropian të nis artikullin 7(1) të Traktatit të Bashkimit Evropian i cili jep një paralajmërim formal për shtetet anëtare të akuzuara për cenimin e të drejtave.

Faza tjetër përfshinë nisjen e artikullit 7(2) i cili do të sjellte sanksione siç është suspendimi i të drejtës së votës.

Ka një kohë që anëtarët e Këshillit kanë mënjanuar dënimin e partnerëve të anëtarësuar.

Rezoluta parlamentare po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë hungareze që të shfuqizojë ligjet e shtrëngimit të rregullave të cilat janë kundër azilkërkuesve dhe organizatave joqeveritare, si dhe të bëjnë të mundur që universiteti i themeluar nga financieri George Soros të qëndrojë në Budapest si “institucion i lirë”.

“Hungaria është një test për Bashkimin Evropian për të vërtetuar kapacitetin dhe dëshirën për të reaguar ndaj kërcënimeve dhe shkeljeve të vetë vlerave të tyre si një shtet anëtar”- është thënë përmes një komunikate.

Po ashtu është vënë në dukje me shqetësim se “zhvillimi në disa shtete të tjera anëtare shfaq shenja shqetësuese të ngjashme të minimit të rregullave ligjore sikurse në Hungari”./REL