Parlamenti britanik voton lidhur me planin për zgjedhje të parakohshme

Parlamenti britanik sot do të votoj lidhur me planin e kryeministres, Theresa May, për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 8 qershor.

Bota

19/04/2017 13:12

Konsiderohet se kërkesa e zonjës May për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme pritet që të mbështetet nga dy të tretat e nevojshme në parlament.

Para votimit, May tha se me këto zgjedhje do të forcohet pozicioni i saj në “pikën më madhore” për bisedimet e Britanisë me Bashkimin Evropian për dalje nga ky bllok.

Partia Laburiste opozitare dhe ajo Liberal Demokrate, i kanë mirëpritur zgjedhjet e parakohshme, derisa Partia Kombëtare Skoceze, u ka sinjalizuar deputetëve të vet që të abstenojnë në votim.

Votimet e rregullta në Britani janë të parapara për vitin 2020.