Parlamenti britanik votoi për njohjen e Palestinës

Me 274 vota për dhe 12 kundër, Parlamenti i Britanisë së Madhe, pas gjashtë ore debatesh, votoi të hënë vonë propozimin jo obligues që të njihet shteti i Palestinës.

Bota

14/10/2014 01:14

Propozimi nuk ka rëndësi praktike, pasi ai nuk e obligon qeverinë britanike që të ndryshojë vendimin e saj për njohjen e Palestinës pas arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Ky votim është përplot simbolikë, kurse atë e inicoi deputeti Graham Moris nga partia kryesore opozitare, ajo Laburiste, i cili deklaroi se Britania e Madhe ka “përgjegjësi morale” që të veprojë për shkak të historisë së saj si fuqi koloniale në rajon.

As kryeministri David Cameron dhe lideri laburist Edd Miliband nuk ishin të pranishëm në fillim të debatit, ndërkohë që për Cameronin është paralajmëruar se nuk do të votojë.