Parlamenti britanik uron Thaçin

Deputetët e Parlamentit britanikë, të pozitës dhe opozitës, bashkërisht kanë dërguar një letër përmes së cilës urojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës për “zgjedhjen e Presidentin të ri z. Hashim Thaçi, duke garantuar procesin e rregullt të një tranzicioni demokratik legjitim.”

Lajme

29/02/2016 13:45

Deputetët e Parlamentit britanik i kanë dërguar letrën Presidentit të sapozgjedhur Hashim Thaci, ndërsa një version të letrës e kanë botuar edhe në gazetën Telegraph. Parlamenti britanik pos që uron Presidentin e sapozgjedhur, po ashtu edhe qorton opozitën për veprime të dhunshme si dhe retorikë nacionaliste.

Letra e deputetëve fillon me rikujtimin se “Shteti më i ri i Evropës – Kosova – festoi tetë-vjetorin e pavarësisë së saj javën që shkoi. Kosova ka bërë një rrugë të gjatë që nga shpallja e pavarësisë më 2008, e edhe më të gjatë që kur NATO bombardoi Beogradin, që detyroi Serbinë e Millosheviqit që të ndalonte spastrimin etnik të Kosovës dhe të largohej nga vendi më 1999.

111 shtete e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, dhe vendi sapo ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimn Evropian gjë që i premton Kosovës zgjerimin e hapësirës së tregut dhe të lidhjeve politike në përgjithësi. Qeveria e Kosovës është një aktore konstruktive në komunitetin ndërkombëtar, si dhe aleate e Mbretërisë së Bashkuar. Muajin e ardhshëm Princi i Uellsit do të realizojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.”

Deputetët britanikë po ashtu rikujtojnë se “rrugëtimi i Kosovës ka qenë plot sfida.”

Fantazmat e luftërave që dërrmuan Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 nuk janë zhdukur. Serbia dhe Rusia ende nuk e njohin Kosovë dhe kanë kundërshtuar integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar.

Ndërkaq, një pakicë e nacionalistëve të opozitës kanë ndërprerë vazhdimisht seancat në Kuvendin e Kosovës me gaz lotsjellës në shenjë proteste ndaj marrëveshjeve të qeverisë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në mënyrë të veçantë, ata kundërshtojnë zbatimin e një marrëveshjeve të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila i jep një autonomi komuniteteve me shumicë serbe në pjesën e veriore të Kosovës.

Ata kanë penguar edhe votimin në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Ne urojmë Kuvendin e Kosovës që kanë qenë insistues me votim, duke përzgjedhur Presidentin e ri Hashim Thaci, duke garantuar procesin e rregullt të një tranzicioni demokratik legjitim.

Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se retorika nacionaliste ushqeu një luftë brutale dhe gjenocidale në oborr të Evropës më pak se njëzet vjet më parë. Sikurse edhe me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, integrimi evropian, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pajtimi me Serbinë ofrojnë një të ardhme më të mirë dhe një të ardhmen më reale për Kosovën.”

Letra është nënshkruar nga grupi i përbashkët i miqësisë Britani-Kosovë në Parlamentin britanik me përbërje: Martin Vickers MP, Sir David Amess MP, Imran Hussein MP, Angela C. Smith MP, Ian Liddell-Grainger MP. /lajmi.net