Parku që u bë djerrinë!

Parku nacional \"Gërmia\" nga viti i ardhshëm do të ketë një pamje tjetër. Kjo ishte thënë vitin e kaluar gjatë fushatës që po bënte ish-kryetari i Komunës, Isa Mustafa. Por, tani aty nuk ka as bari.

Lajme

26/03/2014 10:17

Derisa nëpër parqet e shumë kryeqendrave livadhi është i gjelbër edhe gjatë stinës së dimrit, në Parkun nacional “Gërmia” të Prishtinës, gjelbërimi mungon edhe në stinën e pranverës.

Vitin e kaluar në këtë park kishte filluar një projekt me vlerë prej 510 mijë eurove, prej të cilave 70 për qind investime nga Bashkimi Evropian, ndërsa 30 për qind investime nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë park, pos ndriçimit, ulëseve, shtëpizave për vizitorët, rregullimit të barit e mbjelljes së drunjvë, ishte planifikuar të qarkullojnë edhe dy trena, të cilët do t’i bartin udhëtarët nga hyrja deri në fund të tij.

Por përveç se puna është ndalur, trenat ende nuk janë vendosur, as zona e gjelbër nuk është më e tillë. Pas lëvrimit të livadhit, me qëllim të gjelbërimit sa më të mirë, aty tani nuk ka dalë as bari. Duket si djerrinë, që shumë qytetarëve u imponohet t’i bien andej, pasi nuk kanë ndonjë vend më të mirë për argëtim.

Dhe përveç se projekti ende nuk është realizuar, së fundmi është njoftuar se në Komunën e Prishtinës janë lajmëruar janë paraqitur edhe dy pronarë ku kanë dokumentuar se kanë nga një parcelë në mes të livadhit, zonës së gjelbër.