Parku i qytetit nuk përmbush kërkesat e vizitorëve

Është vendi ndër më të preferuarit për prishtinasit. Parku i Qytetit në Prishtinë është i pajisur me fusha të ndryshme sportive, lojëra për fëmijë, si dhe shëtitore që e bëjnë një rekreacion të bukur për vizitorët.

Lajme

22/04/2018 21:21

Por sipas vizitorëve këto nuk janë të mjaftueshme, ngase këtu mungojnë parkingjet, trotuaret, WC-të publike e gjithçka tjetër.

Ata shpresojnë se këto kërkesa të përmbushën sa më shpejt nga ana e institucioneve përkatëse.

Edhe infrastruktura shpesh dëmtohet, madje edhe këndi i fëmijëve nuk është që ruhet mirë

Këtë të fundit e rregullojë TIKA Turke, ngase ishte shkatërruar pothuajse i tëri.

Parku i qytetit mbetet një nga vendet më të frekuentuara nga vizitorët që shkojnë qoftë për të pushuar, qoftë për të bërë ushtrime fizike.