Parku i Prishtinës që duket sikur të ketë varreza në të

Në krahasim me kërkesat e shumta, kryeqyteti ka pak parqe.

Lajme

30/08/2018 22:07

Përballë obeliskut NEWBORN, një hapësirë që në të kaluarën ishte me drunj dhe shkurre ishte shndërruar në një hapësirë e gjelbëruar, me ulëse dhe me disa drunj përreth. E krejt në mes ndodhët  monumentin “Heroinat”, me thënien e Nënës Terezë.

Por, që nga koha e para një viti që u rregullua Parku “Heroinat” në të kanë mbetur disa grumbuj me dhe, që u përngjajnë varrezave, shkruan lajmi.net.

Pos grumbujve që nuk janë hequr, edhe gjelbërimi është rralluar shumë.

Por, duket se këta grumbuj të dheut janë lënë vetë nga Komuna e Prishtinës. Kjo pasi në projektin që e kishte paraqitur në kohën kur po rregullohej ky park, në maket figuron një grumbull dheu, por i teri i mbushur me bari.

Komuna e Prishtinës e ka një drejtor enkas për parqet. Para pakë ditësh në pozitën e drejtorit të parqeve është emëruar, Fatime Hajdari. /Lajmi.net/