Parkingjet nëntokësore për biçikleta e ardhmja e Japonisë (Video)

Një video mjaft mbresëlënëse është duke qarkulluar nëpër të gjitha portalet botërore, video kjo e cila tregon se si do të parkohen biçikletat në Japoni.

Auto & Tek

17/02/2015 16:19

Kjo dëshmon edhe njëherë arritjen e radhës teknologjike të japonezëve, e cila çdo herë e më tepër po bëhet edhe më e avancuar.

Në videon e postuar shihet një burrë i cili e vë biçikletën e tij në një pajisje të ngjashme me një ashensor, i cili më pas e dërgon biçikletën poshtë në një bosht metali të rreshtave mbajtës të biçikletave, transmeton Lajmi.net.

Një krah prej metali e vendosë biçikletën në pozicionin e saj derisa pronari kthehet për ta marrë atë.

Shikojeni videon madhështore për më shumë: