Parisi rrezikon të përmbytet

Lumi Seine ka dalë sot nga shtrati në Paris dhe është parashikuar se deri në fund të javës, niveli i lumit do të vazhdojë të ngritët dhe atë madje deri në gjashtë metra.

Bota

25/01/2018 21:58

Pasi që niveli i lumit u ngrit për 40 centimetra gjatë natës mes të hënës dhe të martës, niveli i lumit Seine është ngritur në 5 metra e 50 centimetra te ura Pont Austerlic.

Përkundër faktit se tashmë janë ndalur reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të cilat nxitën vërshimet, niveli i lumenjve në Francë po vazhdon të ngritet, përcjell rtv21.tv

Shërbimi meteorologjik i Francës ka njoftuar se 15 rajone mbetën nën metro-alarmin e portokalltë të rrezikut për vërshime.

Meteorologët gjithashtu kanë paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të ketë sërish reshje të shiut.

Krahas Parisit, rajonet tjera të rrezikuara janë ato në veri dhe lindje të Francës, ndërsa katër rajone në pjesët qendrore të vendit janë vendosur në gjendje të shtuar të gatishmërisë, për shkak të borës dhe akullit.

Shërbimet kanë njoftuar se reshjet e shiut në Paris gjatë ditëve ta kaluara kanë qenë dyfish më të mëdha se sa sasia që bie zakonisht.