Parisi përfshihet nga protestat e dhunshme (Foto/Video)

Policia franceze është duke u munduar të ndalë protestat e dhunshme që kanë përfshirë veriun e kryeqytetit të Francës.

Bota

14/02/2017 09:37

Pesë zona të mëdha janë duke u konsideruar si zona të rrezikshme ku nuk preferohet të shkohet, transmeton Arbresh.info.

Për pesë ditë me radhë burra të maskuar kanë ushtruar dhunë dhe kanë filluar të shkatërrojnë qytetin duke djegur dhe thyer atë duke shkaktuar dëme milionëshe.

Ndërsa frika se protestat do të përhapen në gjithë qytetin ka bërë që shumë banorë të mbyllen në shtëpitë e tyre.

Gjatë protestave të natës së mbrëmshme janë dëgjuar thirrje si “Zoti është më i madhi” gjatë djegies së disa veturave, video kjo që është postuar edhe nga kandidatja për presidente Marine Le Pen.