Parisi ndërton murin e ‘parandalimit të terrorizmit’ rreth Kullës Eifell

Autoritetet në Paris kanë pranuar njëzëri propozimin për të ndërtuar një mur të pakalueshëm rreth kullës Eifel, për shkak të kërcënimeve terroristë në Paris, ka njoftuar gazeta Le Monde.

Bota

28/03/2017 16:21

Muri prej xhami do të vendoset në të dy anët, ndërsa dy anët tjera të cilat shërbejnë si hyrje dhe dalje do rrethohen me bare metalike, transmeton lajmi.net.

Ndërtimi i këtij muri do të kushtoj rreth 20 milionë euro dhe pritet të përfundoj në vitin e ardhshëm./Lajmi.net/