Paris: Zbulohet identiteti i sulmuesit me flamurin e ISIS-it (Foto/Video)

Policia franceze ka deklaruar se Ali Salah, i lindur në vitin 1995, ka qenë personi i cili u përpoq të kryej një sulm terrorist në një stacion policor në Paris.

Bota

07/01/2016 19:27

Në njoftim thuhet se sulmuesi u identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, të cilët i ishin marr në vitin 2012, kur ishte arrestuar për vjedhje, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, mediat franceze bëjnë të ditur se sulmuesi vetëvrasës është i lindur në Kazablankë, Maroko, ndërsa thuhet se i njëjti nuk ishte i regjistruar në listën e terroristëve potencial.

385278

Policia ka vërtetuar se ka gjetur edhe një flamur të të ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS), të cilin ai po e mbante me vete.

568e52934665b_parisgunman6jan16

Ky person, sot gjatë ditës ishte qëlluar për vdekje nga policia franceze, gjatë kohës kur ai po tentonte të futej në një stacion policor në Paris, për të kryer një sulm vetëvrasës. Ai ishte qëlluar pasi kishte thirrur “Allahu Akbar”, pak para se të hynte në ndërtesë. /lajmi.net