Paris Saint-Germain vendos për Rabiot

Adrien Rabiot vazhdon të krijojë spekulime rreth largimit nga Paris Saint-Germain.

Sport

25/09/2018 13:11

Te Paris Saint Germain çështja “Rabiot” po mban në ankth tifozët dhe drejtuesit.

Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës me klubin parizien dhe tashmë është në mesin e ofertave që vijnë drejt tij, duke përfshirë edhe të vetë Parisit për të rinovuar.

Së fundmi, nëna dhe përfaqësuesja e Rabiot u ka kërkuar klubeve angleze një bonus 10 milionë euro para se të pranojë të firmosë me parametër zero, ndërkohë që ajo po negocion edhe me Barcelonën.

Al-Khelaifi nuk dëshiron të privohet nga lojtari, i cili në muajin tetor pritet të ketë edhe një përballje me drejtuesit, ku do të vendoset edhe fati i tij në Paris.