Paris: Protestohet para vizitës së kryeministrit izreaelit Netanyahu

Qindra aktivistë pro-palestinezë kanë protestuar sot në Paris, kundër vizitës së planfikikuar të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë ditës së diel në Francë.

Bota

09/12/2017 18:37

Protestuesit kanë mbajtur flamuj palestinezë dhe fotografi të presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat shkruhej, “bashkëfajtor”, për pritjen e Netanyahut, pas vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Netanyahu, që ka mirëpritur vendimin e presidentit Trump do të takohet me presidentin francez Macron gjatë ditës së diel, para se të fillojë takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë për French TV, se vendimi i SHBA-së, ishte “kundër ligjit ndërkombëtar”.

Macron dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të punojnë së bashkur për të bindur SHBA-në, që ta rikonsiderojë vendimin, ka thënë një burim presidencial turk, transmeton Reuters.

Franca është mbështetëse e kauzës së Autoritetit Palestinez.