Paris, metodë e re argëtimi përmes hedhjes së sëpatës

Parizienët janë të famshëm për dashurinë e tyre për artin, modën, ushqimin e mirë dhe verën. E kush do të shpresonte se ata do të tregohen entuziastë, edhe ndaj mundësisë për të paguar 19 euro në orë për të hedhur një sëpatë në mur?

Fun

27/10/2017 21:00

Ai është Thomas Morel, një ish-financier 30-vjeçar, i cili ka parë sesa shumë e pëlqejnë kanadezët këtë sport, lojë apo çdo gjë tjetër mund të quhet kjo praktikë.

“Hedhja e sëpatës është një sport i mrekullueshëm. Ai kërkon përqëndrim dhe të bën të ndihesh i qetësuar. Mendova se ishte një ide e mirë dhe desha t’ia ofroja atë qytetarëve të Parisit”, tha Thomas Morel, transmeton Top Channel.

Kështu, ai krijoi atë që e ka quajtur “Les Cognees”, që në frëngjisht do të thotë “sëpatat”, ku njerëzit mund të mblidhen pas pune dhe për të paguar parà për të hedhur mjetet e rënda drejt një shënjestre në mur.

Çfarë mund të shkojë keq? Shumë gjëra në fakt, por brenda ambientit zbatohen një sërë masash sigurie. Alkooli nuk është i lejueshëm, sëpatat nuk janë të mprehta dhe një sërë udhëzimesh u lexohen pjesëmarrësve kur mbërrijnë.

Qendra e Morel gjendet në qarkun e 18 në verilindje të qytetit, një lagje e banuar tradicionalisht nga klasa punëtore. Klientët që janë joshur nga kjo nismë janë mes moshave 20 e 30-vjeçare.