Paris: Arrestohet pasi i kërcënon policët me thikë në stacionin e trenit

Një person është arrestuar pasi i kishte kërcënuar policët me thikë në stacionin e trenit në Paris.

Bota

22/04/2017 17:46

Incidenti ndodhi një ditë para se në Francë të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, raporton Reuters.

Zëdhënësi i policisë ka treguar se i dyshuari u ishte afruar policëve duke u thënë të shtrihen në tokë, para se ai të arrestohet, transmeton lajmi.net

Franca është në alarm pas vrasjes së një polici nga një militant islamik të enjten. /Lajmi.net/