Paratici zbulon nëse Pogba po rikthehet te Juventusi

Paul Pogba duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Merkato

12/02/2019 14:14

Paul Pogba ka kohë që po kërkohet nga Juventusi, por duket se ka vendosur të qëndroj te Manchester United.

Drejtori gjeneral i ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratici, ka thënë se transferimi i mesfushorit është tejet i vështirë.

“Do të kthehet Pogba te Juventus? Jo”, tha drejtori italian, përcjell lajmi.net.

“Në futboll, ju nuk mund t’i dini të gjitha, por mendoj se është e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.”, ka thënë më tej Paratici. /Lajmi.net/