Parashikuesja e ndeshjeve të “Rusi 2018”, një mace e shurdhër

Achilles, që është edhe emri i maces, do t’i parashikojë fituesit duke zgjedhur një nga dy enët me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre në një ndeshje.

Sport

14/03/2018 12:56

Rusia ka zgjedhur një mace të shurdhër, si parashikuese të fitueseve të ndeshjeve gjatë Botërorit, që do të zhvillohet këtë verë.

Vendi organizator, duke parë famën që fitoi Oktapodi Paul, i cili gjatë Botërorit të 2010-ës arriti të parashikonte saktë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mendoi të vazhdonte këtë traditë, por kësaj radhe duke ndryshuar parashikuesin.

Achilles, që është edhe emri i maces, do t’i parashikojë fituesit duke zgjedhur një nga dy enët me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre në një ndeshje.