lajmi.net

Parashikuesja Baba Vanga, ka prognoza të zeza për Trumpin dhe Amerikën (Foto/Video)

Pas “profetit” Horacio Villegas, i cili është prononcuar lidhur me parashikimet e tij për Luftën e Tretë Botërore, mediat botërore kujtojnë parashikimet e bullgares së njohur. Baba Vanga kishte parashikuar konfliktin në Siri dhe Luftën e Tretë Botërore, duke ia huq për një vit parashikimin e Brexit-it dhe forcimin e ISIS-it, transmeton Telegrafi. Ajo gjithashtu…

Bota

20/04/2017 21:22

Pas “profetit” Horacio Villegas, i cili është prononcuar lidhur me parashikimet e tij për Luftën e Tretë Botërore, mediat botërore kujtojnë parashikimet e bullgares së njohur.

Baba Vanga kishte parashikuar konfliktin në Siri dhe Luftën e Tretë Botërore, duke ia huq për një vit parashikimin e Brexit-it dhe forcimin e ISIS-it, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu kishte paralajmëruar konfliktin në Siri, luftën bërthamore dhe rënien e presidentit amerikan.

Dhe derisa janë rritur tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, shumë njerëz që besojnë në teoritë konspirative janë të bindur se kjo grua ndoshta kishte parashikuar dhe luftën globale.

Megjithatë, shtrohet pyetja se sa seriozisht duhet marrë këto parashikime, duke marrë parasysh se shumë prej këtyre paralajmërimeve kanë ndodhur.

Baba Vanga ka vdekur në vitin 1996 në moshën 86-vjeçe, kurse para vdekjes kishte dhënë një parashikim të frikshëm rreth përdorimit të armëve bërthamore dhe Luftës së Tretë Botërore.

Ajo kishte parashikuar që ekstremistët ‘myslimanë’ do të sulmojnë Evropën në vitin 2016, dhe se ky konflikt do të fillonte me Pranverën Arabe të vitit 2010.

Gjithashtu kishte parashikuar se myslimanët në Siri do të përdorin armë kimike, kurse e përditshmja angleze këtë e krahason me sulmin me gazin vdekjeprurës në Siri, për të cilin Perëndimi akuzon presidentin sirian Bashar al-Assad.

Kjo “profete” bullgare në kohën e vet të artë kishte deklaruar se presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara (Donald Trump) do të ballafaqohet me krizë, ku si pasojë ky vend do të gjunjëzohet, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë do t’i vënë shpresat tek ai, por do të ndodh kriza në SHBA, ku do të eskalojë situata dhe do të ketë konflikt mes Jugut dhe Veriut”. Disa besojnë se ajo kishte menduar për Korenë e Veriut dhe të Jugut.

Baba Vanga kishte parashikuar që Evropa do të jetë kalifati islamik deri në vitin 2043, dhe se komunizmi do të rikthehet deri në vitin 2076, dhe që në vitin 3005 do të ketë luftë në planetin Mars.

Në mesin e parashikimeve më të frikshme është ai që planeti ynë në vitin 2341 do të shkatërrohet nga katastrofat natyrore, dhe që njerëzit do të ikin në drejtim të sistemit të dytë solar.

Pak para vdekjes, ajo kishte thënë se civilizimi njerëzor do të shkatërrohet dhe se njerëzit nga viti 3815 deri më 3878 do të jetojnë si përbindësha.

Kjo grua e çuditshme gjithashtu kishte parashikuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe fundosjen e nëndetëses bërthamore ruse Kursk.

“Binjakët amerikanë do të rrëzohen pas sulmit nga zogu i çeliktë, ujqit do të ulërijnë në shkurre, kurse gjaku i të pafajshmëve do të derdhet”, kishte thënë gjyshja Vanga duke parashikuar sulmin në Kullat Binjake më 11 shtator të vitit 2001.

Binjakët janë kullat, kurse zogu i çeliktë është aeroplani, ujqit sipas të gjitha  gjasave janë politikanët, shkurret paraqesin presidentin amerikan George Bush, që në gjuhën angleze “Bush” do të thotë shkurre. /Telegrafi/

LM